Home » Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Besianë informon qytetarët dhe poston shkresen e Ministris të pushtetit Lokal

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Besianë informon qytetarët dhe poston shkresen e Ministris të pushtetit Lokal

nga World Ks

Zhurma për asgjë e LDK-së

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) i ka hequr krejt dilemat rreth zëvendësimit të anëtarit të Komitetit për Komunitete, për të cilën gjë asamblistët e LDK-së ose “institucionalistat” e vetëshpallur gati sa nuk e “kallën” Kuvendin.

Atë ditë në mbledhjen e 12 shtatorit, nëpërmjet zhurmës, arrogancës, dhunës e tentim sulmit ndaj Kryetarit të Komunës, Shpejtim Bulliqi, asamblistët e LDK-së kërkonin që të hynte në rend dite pika për zëvendësimin e anëtarit të Komitetit për Komunitete, Demokrat Hodolli, me një anëtar të tyre, me arsyetimin se i njëjti nuk është më pjesë e Grupit të LDK-së. Pavarësisht që ky propozim nuk i kishte marrë votat e mjaftueshme për të hyrë në rend dite, LDK dhunshëm tentonte në kërkesën e tyre, duke harruar që në demokraci vendimet merren me shumicë të votave e jo me arrogancë, dhunë e sulme fizike.

Pavarësisht mungesës së votave të LDK-së, Kryetari Bulliqi, duke dashur që t’i jap zgjidhje kësaj dileme, kërkoi që për këtë çështje të kërkohet interpretim ligjor në MAPL. Dhe në bazë të përgjigjes që e ka kthye kjo Ministri, është vërtetuar ajo që është ditur që nga fillimi: veprimi i asamblistëve të LDK-së përveçqë ishte jodemokratik, kërkesa e tyre meskine është edhe joligjore. Në përgjigjen e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) që i ka kthyer Kryesuesit të Kuvendit Komunal, thuhet se në rastet kur ndonjë anëtar i Komitetit për Komunitete e ndërron subjektin politik apo deklarohet si i pavarur, legjislacioni në fuqi nuk e parasheh zëvendësimin e tij në Komitet me një anëtar të subjektit të cilit i ka takuar më parë.

“Institucionalistat” e vetëshpallur më e pakta që do të duhej të bënin pas kësaj përgjigjeje të MAPL-së është t’i kërkojnë falje publike së pari Kryetarit Bulliqi për tentimsulm, Kryesuesit dhe asamblistëve të Kuvendit Komunal dhe të gjithë qytetarëve për dhunën e ushtruar, e shqetësimin që ua kanë shkaktuar me sjelljet e tyre aspak demokratike për hiçgjë!

04.10.2024

LVV Besianë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment