Shkruan Halil Geci në faqen e tijë të FCB
Ju që morët votën e këtij populli për ta mbrojtur tokën, kufijtë, pasurinë dhe dinjitetin e kësaj Republike – sot po e shkelni atë besim. Ju i harruat vuajtjet e këtij populli. Ju i harruat plagët që ende kullojnë, shtëpitë që ende nuk janë ringritur, dhe varret që ende flasin.
Po ua kujtoj këto vuajtje – jo për inat, por për ndërgjegje. Për t’jua kujtuar përgjegjësinë që keni.
Po ua kujtoj Poklekun. Qirezin Likoshanin.Reçakun .Po ua kujtoj Izbicën,e shumë masakra tjera .Po ua kujtoj se si, në ato ditë të errëta, njerëz tanë u masakruan jo vetëm me plumba, por me sopata e me thika – me duar të lidhura, si çingja.
Dhe sot, ju, për llogari politike, i jepni hapësirë dhe mbështetje një subjekti si Lista Serbe – trashëgimtare e politikave të Radoiçiqëve, që kanë mbjellë dhimbje dhe tmerr për këtë popull.
Çfarë ndodhi me dinjitetin? Me betimin tuaj për t’i shërbyer Kosovës? Si ka mundësi që sot, në vend që të ruani kufijtë dhe paqen, u jepni krah atyre që i dogjën shtëpitë tona, që i përdhunuan gratë tona dhe i masakruan fëmijët tanë?
Prekni kokën. Kujtoni vuajtjet. Kujtoni gjakun. Kujtoni amanetin e dëshmorëve.
Bashkohuni, nëse jeni shqiptarë me ndjenja. Nderoni votën që e morët nga ky popull. Vlerësoni gjakun që është derdhur për këtë tokë. Sepse populli sheh. Populli pret. Dhe drejtësia, nëse jo nga ligji, do të vijë nga i Madhi Zot.
Jeni bërë milionerë në emër të një lufte që s’e prekët kurrë në lëkurë. Mos u pasuroni mbi djersën e këtij populli. Se ka një ditë që llogaria hapet, dhe kur ta hapë historia – asnjë pasuri nuk do t’ju mbrojë
