Home » Largohen mbeturinat në parkingun e Palestrës Sportive “Adem Jashari”

Largohen mbeturinat në parkingun e Palestrës Sportive “Adem Jashari”

nga World Ks

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me stafin e tij, ka parë nga afër procesin e heqjes së deponisë së mbeturinave në parkingun e Palestrës Sportive “Adem Jashari”.

Kryetari Thaçi ka falënderuar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) për mbështetjen dhe vënien në dispozicion të makinerisë, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në largimin e mbeturinave dhe përmirësimin e mjedisit.

Ai theksoi se Komuna do të vazhdojë angazhimin për ruajtjen e pastërtisë, krijimin e hapësirave të sigurta dhe të pastra për qytetarët, si dhe parandalimin e krijimit të deponive ilegale.

Zyra për Informim, Obiliq.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment