Home » KY MANIFESTIM I MADH POPULLOR ËSHTË NJË SIMFONI E FUQISHME E SHPIRTIT TË KOSOVËS, URIME KURTIT

KY MANIFESTIM I MADH POPULLOR ËSHTË NJË SIMFONI E FUQISHME E SHPIRTIT TË KOSOVËS, URIME KURTIT

nga World Ks

Shkruan Halli Geci

ky është fundi i turpshëm koncertit për ata që shitën interesat kombëtare

Haj medet medet, kuku çka i ka gjetur opozitarët me këtë tubim madhështor, që po i çmend edhe evropianët, duke treguar se një popull kaq i vogël mund të jetë kaq i përkushtuar për t’i nxjerrë zbuluar ata që shitën interesat e atdheut. Nëse “Requiem”-i i Mozartit është një lutje për shpirtrat e të vdekurve, atëherë ky tubim është një “rekuiem politik” për shpirtin e shitur të opozitarëve të gjallë.

Ashtu si kompozimet prekëse të Mozartit, ky manifestim i madh popullor është një simfoni e fuqishme e shpirtit të Kosovës, një goditje ndaj atyre që, në vend se të punonin për vendin, u rreshtuan kundër tij. Sot, çdo zë dhe çdo hap i këtij populli i ngjan notave të një kryevepre, që jo vetëm trondit të korruptuarit vendas, por i bën të heshtin edhe ata jashtë që ndoshta mendonin se Kosova është e pafuqishme.

Ky është fundi i koncertit për ata që shitën interesat kombëtare; ky është rekuiemi i tyre.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment