14
Kuvendi i Kosovës ka votuar sot pesë nënkryetarët e rinj të këtij institucioni. Deputetët e pranishëm në sallë i kanë miratuar propozimet me 104 vota për, tre kundër dhe gjashtë abstenime.
Nënkryetarët e votuar të Kuvendit janë:
• Ardian Gola – Lëvizja Vetëvendosje
• Vlora Çitaku – Partia Demokratike e Kosovës
• Kujtim Shala – Lidhja Demokratike e Kosovës
• Slavko Simiq – Lista Serbe
• Emilija Rexhepi – përfaqësuese e komuniteteve pakicë joserbe
Me këtë votim, përmbyllet procesi i zgjedhjes së strukturës udhëheqëse të Kuvendit.
