Home » Kurti në veri të Mitrovicës për të përuruar parkun në Lagjen e Boshnjakëve

Kurti në veri të Mitrovicës për të përuruar parkun në Lagjen e Boshnjakëve

nga World Ks

Ishim në veri të Mitrovicës për të përuruar parkun në Lagjen e Boshnjakëve dhe për të parë punimet që po zhvillohen në ndërtimin e Qendrës për Strehimin dhe Përkujdesjen e Viktimave të Dhunës në Familje dhe objektit të shkollës së re bashkë me kopshtin për fëmijë.

Parku që gjendet pranë ndërtesës së Komunës veriore të Mitrovicës është një hapësirë shtesë e gjelbër dhe rekreative për më të vegjlit dhe prindërit e tyre, si dhe për të rinjtë që e pëlqejnë sportin e basketbollit. Qendra për Strehimin dhe Përkujdesjen e Viktimave të Dhunës në Familje që po ndërtohet ka një koston të përgjithshme prej 640 mijë euro. Objekti do të ketë dy etazhe, tri dhoma për gra që nuk kanë fëmijë, tri dhoma për gra me fëmijë, si dhe një dhomë të veçantë për fëmijë. Ndërkaq objekti i shkollës së re dhe kopshtit për fëmijë është një investim tjetër i qeverisë sonë prej 4.1 milionë euro, në të cilin do të ndjekin mësimet afër 500 fëmijë.

Ky është vizioni për të gjithë qytetarët, pa dallim: parqe, shkolla, çerdhe, institucione publike që ofrojnë kujdes, shërbime dhe mirëqenie.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment