Home » Kur Xhorxh W Bush shpallte në Tiranë de facto pavarësinë e Kosovës, disa pushtetarë në Prishtinë ishin akoma në gjumë!?

Kur Xhorxh W Bush shpallte në Tiranë de facto pavarësinë e Kosovës, disa pushtetarë në Prishtinë ishin akoma në gjumë!?

nga World Ks

Shkruan : Xhevat Mustafa

Një ngjarje e përjetuar, që e kam bërë publike edhe më parë… Atë mengjes të 10 qershorit 2007, aty nga ora 11, kur Presidenti Bush deklaroi në Tiranë se SHBA “ishin për pavarësinë e Kosovës dhe do ta mbështesnin atë”, si zv.ambasador i Shqipërisë në Prishtinë, në mungesë të ambasadorit, që ishte në Tiranë, më telefonoi Kryeministri Sali Berisha. Pasi u sigurua se e kisha dëgjuar nga televizori i zyrës deklaratën e Presidentit Bush, më urdhëroi të njoftoja pushtetarët më të lartë të Kosovës, sepse, “siç e di, fundjavave flejnë vonë dhe ngrihen vonë dhe ndoshta janë akoma në gjumë e nuk e kanë dëgjuar”? Ndoshta Hashimi nuk kishte shkuar në Tiranë edhe për arsyen se Xhorxh W.Bush ishte edhe mysafir i kryeministrit Sali Berisha…e jo i ndonjë pushtetari socialist…?!

E fillova me Hashim Thaçin. Doli ashtu siç e kishim parashikuar.

I kisha prishur gjumin, kur i telefonova për t’ia dhënë lajmin nga Tirana, domethënë deklaratën historike të Presidentit Bush…!?

Pavarësia e vërtetë apo de jure u shpall 9 muaj më vonë, më 17 shkurt 2008, po me mbështetjen e fuqishme të SHBA- së! Për të qenë të saktë, këtë ditë Hashim Thaçi ishte zgjuar dhe ngritur shumë herët, sepse do të shpallte me gojën e vet PAVARËSINË e KOSOVËS!

URIME DITËN HISTORIKE TË PAVARËSISË, KOSOVA jonë, e gjithë SHQIPTARËVE dhe jo e tregtarëve të copave dhe interesave të Shqipërisë, Kosovës dhe të KOMBIT!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment