Në Barilevë, një nga fshatrat më të mëdha të Prishtinës, pamë nga afër shqetësimet e banorëve – mungesa e ujit të pijshëm, mungesa e kanalizimit për gjysmën e familjeve, ndotja e lumit që sjell infeksione, mungesa e ndriçimit dhe e çerdhes. Probleme elementare që nuk do të duhej të ekzistonin më në vitin 2025.
Ky realitet po i detyron shumë banorë të braktisin vendlindjen e tyre. Kjo nuk është vetëm padrejtësi, por edhe dështim i qeverisjes lokale.
Nga Asambleja, ne do të jemi zëri i qytetarëve që çështja e çerdhes, kanalizimit, ndriçimit publik dhe qasjes në ujë të pijshëm të jenë të buxhetuara dhe të përfshira si investime të domosdoshme.
Në këtë takim ishin edhe kandidatët për Asamble, Isa Rexha dhe Gykhan Troshupa, me të cilët ndamë zotimin që fshatrat e Prishtinës të mos jenë më të harruara, por të marrin kujdesin dhe investimet që meritojnë.

