37
Në këtë takim u bisedua rreth mundësive konkrete të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Obiliqit dhe TIKA-s, me theks të veçantë në projekte që do të kontribuojnë në zhvillimin lokal dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e komunës sonë. Kryetari Thaçi falënderoi znj. Aslan për përkrahjen dhe angazhimin e vazhdueshëm të TIKA-s në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë në të ardhmen.
Zyra për Informim, Obiliq.
