Obiliqi organizon program festiv për 18-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Halil Thaçi, së bashku me stafin e tij, mori pjesë në programin festiv të organizuar me rastin e shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, i cili u mbajt në palestrën sportive “Adem Jashari”.
Shkollat e Komunës së Obiliqit paraqitën programe kulturore dhe artistike, duke reflektuar frymën atdhetare dhe rëndësinë e kësaj dite të shënuar për historinë dhe shtetësinë e Kosovës.
Me këtë rast, u ndanë mirënjohje për nxënësit që kanë arritur suksese në Olimpiadën e Fizikës në nivel vendi, si dhe për mësimdhënëset e tyre për kontributin profesional dhe përkushtimin e vazhdueshëm në përgatitjen e nxënësve.
Mirënjohjet iu ndanë nxënësve: Alketa Thaçi dhe Amar Behrami.
Si dhe mësimdhënëseve:
Majlinda Gashi dhe Fatbardha Klinaku Dedinca.
Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Komunës vlerësoi lart sukseset e nxënësve dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për arsimimin cilësor.
Ai premtoi se nxënësit që do të zënë vendin e parë në nivel vendi do të shpërblehen me 5,000 euro, vendi i dytë me 2,500 euro, ndërsa vendi i tretë me 1,000 euro.
Programi u përmbyll në një atmosferë festive me këngë dhe valle tradicionale, duke e bërë këtë aktivitet një kujtim të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit.
Zyra për Informim, Obiliq.



