Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me nënkryetarin Berat Gashi dhe drejtorin e Drejtorisë së DSHPE, Valon Svirca, pritën në takim përfaqësuesit e organizatave dhe shoqatave që veprojnë në kuadër të KEK-ut.
Në këtë takim morën pjesë: Xhelal Jashari – Kryetar i Sindikatës së Re të KEK-ut, Fehmi Saraqi – Kryetar i Shoqatës DPQ, Bekim Osmani – Kryetar i Shoqatës Kosova B, Qenan Avdullahu – Kryetar i Shoqatës Kosova A, si dhe Avni Mziu – Kryetar i Shoqatës së Sigurisë Fizike.
Me këtë rast, Kryetari Thaçi i uroi z. Xhelal Jashari detyrën e re në krye të Sindikatës së Re të KEK-ut, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive dhe në përfaqësimin sa më korrekt të punëtorëve.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin institucional, për arritjen e marrëveshjeve të ndryshme në interes të punëtorëve dhe qytetarëve të Obiliqit.
Zyra për Informim, Obiliq.
