Home » Kryetari Halil Thaçi priti në takim Zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla

Kryetari Halil Thaçi priti në takim Zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla

nga World Ks

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, priti në takim Zëvendësministrin e Mbrojtjes, z. Shemsi Syla, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, z. Valon Svirca.

Gjatë takimit u diskutua për menaxhimin e krizave, me theks të veçantë në vërshimet e fundit që kanë prekur disa zona të komunës. U prezantuan masat e ndërmarra nga institucionet komunale për përballimin e situatës, si dhe nevojat për mbështetje shtesë.

Zëvendësministri Syla shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe ofrim të ndihmës institucionale për Komunën e Obiliqit, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe infrastrukturës publike.

Zyra për Informim, Obiliq.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment