27
Sot i dhamë lamtumirën e fundit aktivistit, ish-të burgosurit politik dhe artistit, Mentor Kaçi. Tek Mentori ishim për vizitë në janarin e vitit të kaluar, ku rikujtuam pjesë nga jeta dhe veprimtaria e tij. Dy herë i burgosur për idealet e lirisë, në vitin 1981 për pesë vjet dhe në vitin 1991 për shtatë vjet, ai, së bashku me shokët e tij, qepi uniformat e para të Ushtrisë së Kosovës. Jeta e tij është një ndërthurje e përkushtimit kombëtar dhe krijimtarisë artistike.
Mentor Kaçi do të mbetet mes nesh përmes veprës së tij, e cila do të frymëzojë brezat që vijnë dhe do të udhëheqë rrugën tonë.
Lavdi jetës dhe veprës së Mentor Kaçit!
