Home » Kryeministri Kurti reagon për vdekjen tragjike të kosovarëve në Austri

Kryeministri Kurti reagon për vdekjen tragjike të kosovarëve në Austri

nga World Ks

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi një ditë më parë në Vjenë, ku humbën jetën tre shtetas kosovarë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave, duke ndarë dhimbjen me ta në këtë moment të rëndë.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Kosovës në Vjenë, me qëllim ofrimin e mbështetjes së nevojshme për familjet e prekura nga kjo tragjedi.

Postimi i plotë:

Na ka tronditur thellësisht lajmi për vdekjen tragjike të disa personave në Austri. Sipas informacioneve zyrtare nga Ambasada jonë atje, tre prej tyre janë identifikuar si qytetarë të Republikës së Kosovës.

Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe.

Qeveria e Republikës së Kosovës është në komunikim të ngushtë me Ambasadën tonë në Vjenë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment