Bashkë me anëtarët e familjes së respektuar Fazliu, me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, me deputetë të Kuvendit, miq e dashamirë, bënë homazhe pranë varrit të heroit Bahri Fazliu, në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania në Prishtinë. Sot e shënojmë ditën kur ai ra dëshmor 27 vjet më parë teksa i kishte 27 vjeç.
Kemi pasur shumë veprimtarë të cilët e kanë përgatitur luftën, e në mesin e tyre ndër më të shquarit është Bahri Fazliu, që mbante pseudonimin Gzimi. Ai është shembull i luftëtarit çlirimtar, edhe para luftës çlirimtare.
Shkrimet e tij analitike, poezitë e tij romantike, atdhedashuria e tij e pafund dhe aksionet e betejat në të cilat mori pjesë, padyshim që e bëjnë atë një shembull të gjallë jo vetëm për brezin tonë por edhe për gjeneratat që do të vijnë: se si duhet atdheu, si punohet për çlirim, si luftohet për bashkim.
Lavdi Bahri Fazliut – Gzimit, dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar.







