Home » Kryeministri Kurt sot përsëri në Prizren, pikërisht në Ditën e Aronisë Organike!

Kryeministri Kurt sot përsëri në Prizren, pikërisht në Ditën e Aronisë Organike!

nga World Ks

Isha edhe para disa ditësh dhe ishte shumë e qartë që do të rikthehesha së shpejti. Herën e shkuar i provova llojet e ndryshme të lëngjeve të “Aronica”, të gjitha më pëlqyen aq shumë, saqë qe e pamundur të vendosja me një vizitë se cila ishte më e mira. Sot përsëri në Prizren, pikërisht në Ditën e Aronisë Organike!

Aronia në Kosovë filloi të kultivohet në vitin 2011 dhe, për një periudhë të shkurtër kohore, falë punës së pandalshme e të kujdesshme të fermerëve tanë dhe mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë, sektori i aronisë dhe ai i bujqësisë organike ka marrë formë të qëndrueshme. Tani, rreth 90 fermerë kultivojnë 100 hektarë tokë me aroni, sepse aty ku ka punë, bashkëpunim dhe plan pune, rezultatet sigurisht që nuk mungojnë.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë mbështetjen për fermerët, për bizneset agro-ushqimore dhe për të gjithë ata që po kontribuojnë në këtë sektor.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment