Kompania “Aulona”, në Gjakovë, sot përuroi linjën e re të prodhimit të kabllove dhe sistemeve elektrike për industrinë automobilistike. Së bashku me Ardian Golën, ishim aty për të shënuar e për t’i uruar për këtë arritje të rëndësishme. Në këtë linjë të re prodhimi, dedikuar për tregun e BE-së dhe më gjerë, kompania ka punësuar 80 persona, prej të cilëve mbi 70 janë gra. Gjatë vitit të ardhshëm synon që numrin e të punësuarve ta çojë në mbi 100.
Në partneritet me kompaninë çeke KES, Aulona ShPK është një simbol i asaj që Kosova mund të bëhet kur kapitali lokal takohet me vizionin ndërkombëtar, kur gratë fuqizohen përmes punës, e kur qeveria, biznesi dhe partnerët e huaj punojnë së bashku për një të ardhme të përbashkët mbi bazën e vlerave të njëjta.
Urime dhe përgëzime!