Home » Kryeministri Albin Kurti takohet me Karen Pierec e derguara e posacme e Mbretërisë së bashkuar për ballkanin perëndimor.

Kryeministri Albin Kurti takohet me Karen Pierec e derguara e posacme e Mbretërisë së bashkuar për ballkanin perëndimor.

nga World Ks

Takimi i Kryeministrit Albin Kurti me të Dërguaren e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, ishte mundësi e mirë për të thelluar diskutimet mbi zgjerimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona. Siguria dhe mbrojtja, diplomacia dhe industria kreative ishin pjesë e temave të bisedës, gjersa trajtuan edhe pritshmëritë mbi samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit që do zhvillohet në Londër në tetorin e këtij viti.

Mbretëria e Bashkuar mbetet një ndër aleatët më të fuqishëm të Republikës së Kosovës, për çka dhe shpreha mirënjohjen ndaj emisares Pierce për partneritetin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment