Shërbimi i Hemodializës për herë të parë në komunën e Podujevës.
Me kryetarin Shpejtim Bulliqi dhe ministrin Arben Vitia, përuruam Repartin e Hemodializës në Podujevë. Ky repart ka 15 shtretër të digjitalizuar dhe antibakterialë, 16 aparate moderne të reja të prodhimit të vitit 2025, osmozë për furnizim me ujë të pastër dhe të dejonizuar për procesin e dializës, si dhe dy dhoma të veçanta për ata pacientë të infektuar, por që kanë nevojë për hemodializë. Nga tash e tutje, 32 pacientët nga komuna e Podujevës nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë për në Prishtinë për ta marrë këtë shërbim jetik për ta, atë e gjejnë në Poliklinikën Specialistike në komunën e tyre.
Përgëzime Komunës së Podujevës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor e Klinik Universitar për bashkëpunimin dhe rezultatin e tij, dhe urime qytetarëve të Podujevës!





