45
Kryeministri Albin Kurti, në ceremoninë e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja nga ShBA për Forcën e Sigurisë së Kosovës, theksoi se ky furnizim përbën një dëshmi të partneritetit të palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe një hap të rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
Ai shtoi se Ushtria e Kosovës do të vazhdojë të zhvillohet krah për krah me partnerin strategjik, jo vetëm në fushën e trajnimeve, por edhe në atë të shkollimit dhe doktrinës, të cilat janë të bazuara në modelin e ushtrisë amerikane.