Për t’i kujtuar 41 dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ranë dëshmorë këtu e 27 vite më parë, në trevat malore kufitare që dikur e ndanin Kosovën nga Shqipëria, sot bëmë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt, së bashku me kolegë aktivistë dhe me qytetarë.
Më 14 dhjetor të vitit 1998, një grup prej mbi 140 ushtarësh të UÇK-së po udhëtonin përgjatë brezit kufitar për të ardhur nga Shqipëria në Kosovën e pushtuar nga Serbia, për të hyrë krah luftëtarëve të tjerë, në zonat e luftës për çlirimin e Kosovës. Por herët në mëngjesin e asaj dite të hënë, ata u ndeshën me njësite të ushtrisë jugosllave, te Likenet e Hasit në Pashtrik. Gjatë atyre luftimeve, 41 pjesëtarë të UÇK-së u vranë kurse dhjetëra të tjerë u plagosën.
Lavdi dëshmorëve të rënë në Pashtrik më 14 dhjetor 1998, për lirinë e Kosovës:
1. Mujë Halil Krasniqi (06.06.1967), Klinë
2. Ali Halil Krasniqi (13.05.1975), Klinë
3. Bashkim Azem Krasniqi (25.02.1977), Klinë
4. Gani Hasan Zogaj (19.05.1973), Klinë
5. Ilir Hazir Asllani (27.07.1969), Skënderaj
6. Rifat Fazli Mëziu (28.11.1968), Skënderaj
7. Agim Halil Mëziu (10.04.1974), Skënderaj
8. Xhevat Shaban Thaçi (23.08.1979), Drenas
9. Muhamet Aziz Dervishi (27.11.1967), Drenas
10. Sylejman Zeçir Elshani (11.05.1957), Drenas
11. Faton Nazif Xhylani (06.04.1981), Drenas
12. Gani Halit Elshani (19.05.1973), Drenas
13. Luljeta Jahir Shala (20.11.1977), Drenas
14. Agron Mahmut Mehmeti (07.11.1973), Drenas
15. Mentor Ramadan Ibriqi (09.01.1979), Drenas
16. Kadri Haki Demaj (21.01.1975), Shtime
17. Fadil Bajrush Rashiti (08.01.1975), Shtime
18. Afrim Islam Musliu (21.01.1970), Shtime
19. Selim Shaip Selimi (07.02.1978), Shtime
20. Arben Rexhep Hyseni (12.04.1980), Shtime
21. Hafir Imri Bajrami (15.04.1980), Shtime
22. Xheladin Hamdi Xheladini (02.04.1976), Shtime
23. Ramadan Deli Elshani (20.01.1976), Shtime
24. Naser Shefki Kelmendi (13.07.1976), Shtime
25. Isa Xhemshir Olluri (12.02.1979), Lipjan
26. Enver Zymer Olluri (31.01.1979), Lipjan
27. Qamil Hysen Olluri (15.11.1976), Lipjan
28. Beqir Sefë Gashi (03.01.1966), Malishevë
29. Hazir Nezir Kryeziu (06.09.1956), Malishevë
30. Kadri Jahir Gashi (26.03.1980), Malishevë
31. Maliq Hamëz Karaqica (13.08.1949), Malishevë
32. Astrit Gafurr Bytyqi (17.04.1980), Ferizaj
33. Hysni Shaip Kajtazi (24.04.1979), Ferizaj
34. Bekim Qamil Bytyqi (04.02.1978), Rahovec
35. Isaj Muharrem Morina (13.03.1958), Rahovec
36. Mevlan Tefik Hoxha (09.07.1974), Prizren
37. Qenë Avdyl Qenaj (25.08.1957), Prizren
38. Besim Sylejman Qarri (26.04.19780), Suharekë
39. Hysen Kadri Bujupi (28.10.1969), Istog
40. Veli Beqir Ballazhi (13.09.1978), Hani i Elezit
41. Avni Bislim Kutllovci (21.03.1977), Vushtrri


