41
Ka dështuar edhe përpjekja e 52-të e deputetëve të legjislaturës së nëntë për konstituim të Kuvendit të Kosovës. 117 deputetë ishin të pranishëm në sallë, 54 kanë votuar për Komisionin për votim të fshehtë, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim. Partitë të ish-opozitës, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, as nuk i propozuar anëtarët për këtë komision, as nuk morën pjesë në votimin e tij. Në mungesë të kuorumit për votim, kryesuesi i seancës, Avni Dehari e ndërpreu seancën dhe paralajmëroi vazhdimin e saj për të shtunën në ora 14:00.