Home » Konferenca Rajonale “Fuqizimi i grave rurale në Ballkanin perëndimor:

Konferenca Rajonale “Fuqizimi i grave rurale në Ballkanin perëndimor:

nga World Ks

Konferenca Rajonale “Fuqizimi i grave rurale në Ballkanin perëndimor: të drejtat, sfidat, fuqizimi ekonomik dhe progresi përmes CEDAW dhe raporteve të BE-së” organizuar nga EcoKosWomen-EKW ishte mundësi e mirë për të diskutuar mbi sfidat por edhe kontributin e palodhur të grave rurale në jetën ekonomike e shoqërore të vendit.

Fuqizimi i grave rurale është drejtësi sociale dhe investim i drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe të gjithë rajonit tonë. Shoqëritë ku gratë kanë mundësi të barabarta janë më të begata, më demokratike dhe më të qëndrueshme.

Progresi që kemi arritur vitet e fundit në fusha si bujqësia e blegtoria e rritja e prodhimtarisë dhe produktivitetit, ka ardhur edhe nga kontributi i grave fermere. Fondi i përgjithshëm i tokës bujqësore në Kosovë është 50 për qind më i madh se sa në vitin 2020. Nga rreth 80 mijë hektarë tokë të punuara në Kosovë, tash janë mbi 120 mijë hektarë. Edhe qumështi i lopës që fermerët tanë dikur e shisnin mezi për 20 cent, tash pas 5 viteve është së paku 50 cent, pra dy herë e gjysmë më shumë.

Kosova ka gra fermere vizionare, të afta dhe inovative, të cilat udhëheqin prodhimin bujqësor, krahas me procesin e digjitalizimit të produkteve dhe tregtinë elektronike, duke e vendosur Republikën e Kosovës në hap me trendet globale.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment