Home » Komunat e veriut, dikur dhe sot

Komunat e veriut, dikur dhe sot

nga World Ks

Shkruan : Albert Shabani 

Në komunat e veriut të Kosovës, gjatë periudhave kur vendi qeverisej nga PDK, LDK dhe AAK, kryetarët serbë të atyre komunave kryenin betimin e tyre nën simbolet e Serbisë: nën flamurin dhe himnin serb, ndërsa në zyrat e tyre vendosej fotografia e presidentit të Serbisë.

Objektet komunale ishin të pajisura me flamuj serbë dhe tabelat zyrtare mbanin mbishkrimin në gjuhën serbe “Opština, Kosovo i Metohija”, duke e paraqitur territorin si pjesë të “krahinës së Kosovës” sipas rendit juridik të Serbisë.

Sot, me Albin Kurtin në detyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, situata ka ndryshuar në mënyrë thelbësore.

Kryetarët e komunave në veri betohen sipas procedurave kushtetuese të Republikës së Kosovës, nën simbolet shtetërore dhe himnin e vendit.

Në objektet komunale valon flamuri i Republikës së Kosovës dhe në tabelat zyrtare figuron qartësisht mbishkrimi: Republika e Kosovës.

Ky është shteti funksional dhe i dinjitetshëm që aspirojmë, dhe këtë realitet po e konsolidon qeverisja e Kryeministrit Albin Kurti. 🫡

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment