Të nderuar ushtarakë, pjesëtarë aktivë dhe rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, me rastin e “Ditës së Forcës”, më lejoni t’ju përcjell urimet më të sinqerta për këtë ditë të rëndësishme për institucionin tonë dhe për gjithë qytetarët e vendit.
FSK, që nga themelimi e deri më sot, ka dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe disiplinë në përmbushjen e misionit të saj për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, për mbështetjen e paqes, sigurisë dhe zhvillimit të vendit tonë.
Në këtë ditë të veçantë, ju falënderoj për përkushtimin dhe sakrificën e përditshme në shërbim të atdheut.
Urime të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, bashkë me nder e përkushtim, do të vazhdojmë ta forcojmë Forcën tonë dhe ta mbrojmë atdheun tonë të dashur.
Urime “Dita e Forcës”!
Gjenerallejtënant Bashkim Jashari
Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës
