Home » KËTYRE SONDAZHEVE ONLINE IU PASKA IKUR TRURI

KËTYRE SONDAZHEVE ONLINE IU PASKA IKUR TRURI

nga World Ks

Shkruan : Refiqe Hamiti 

BOMB ,BOMB,BOMB…LEXONI ,LEXONI POR MOS BESONI GJITHËÇKA QË JU SERVOHET

LAJMI I FUNDIT

KËTYRE SONDAZHEVE ONLINE IU PASKA IKUR TRURI 🚆

R.R. Hamiti

Ju pata shkruar para do ditëve : çfarëdo që lexoni nga sot e deri më 28 dhjetor, mbajeni kokën me shami, sepse dëshirat janë fontanë, kurse mundësitë “pak me rend”.

Opozita dhe disa media jo fort serioze paskan nisur shpërndarjen e dhuratave:

Merrni kush çka doni – veç nëse keni qef.

Një sondazh online në Kosovë paska “tronditur” skenën politike:

LDK kryeson me 54.3%, rivalët mbeten duke numëruar përqindjet.

PDK në vendin e dytë me 23.2%,

ndërsa pozita aslias Vetëvendosje përfundon e treta me 17.2%.

Mesa duket, “ndryshimi” paska humbur rrugës…

ndërsa votuesit online e paskan gjetur adresën, Wi-Fi-n dhe butonin share.

Interneti, sipas raportimeve, paska “shpërthyer”.

Arsyeja? Kalkulatorët politikë paskan kërkuar pushim sepse LDK del fituese absolute, jo vetëm në vota, por edhe në rrjet.

PDK merr rezultat për kafe të fortë dhe analiza të gjata në studio,

jo për fishekzjarrë.

Ndërsa Vetëvendosje, që dikur premtonte “valë”,

këtë herë ka mbetur në semafor.

Ndryshimi qenka nisur… por s’po i vjen radha e gjelbër.

Sigurisht, është vetëm sondazh online.

Por siç thonë disa:

“Zëri i popullit”, edhe kur vjen nga Facebooku, paska peshë.

Vazhdon numërimi i like-ve, share-ve dhe justifikimeve.

PS:

Ju lutem komentoni pa fyerje, sepse nuk i dihet:

Rrena i ka këmbët e shkurta.

Veç edhe 14 ditë na kanë mbetur.

Pastaj “shpërthen bomba”…

Në dashi besoni,në dashi mos besoni…

Me 29 dhjetor s’jemi më në dimër

temperatura po shkon +31°C ☀️

Faleminderit!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment