Shkruan : Refiqe Hamiti
R.R.HAMITI
Kemi me e largue Albin Kurtin nga pushteti…
Paska qepue fort profesor Ardian Kastrati
Përnime e ke, profesor Kastrati?
Hajt, kallxona pak: Me kënd po mendon me e largu?
Me Ramushin që s’po din a është në opozitë a në pushim vjetor?
Me Hamzën që flet ma shumë për stabilitet se për ide?
Apo me Abdixhikun, që ende po kërkon hartën me e gjet opozitën?
Jo, profesor…
Ashtu siç u larguat ju. nga PDK-ja , pa zhurmë, pa revoltë, pa kthy kryet mbrapa ,s’ka qenë kurrë ma lehtë me lëshu bajrakun, që e mbajshe me kallauz e me nostalgji.
Duhet me e kuptu një send: Pushteti nuk merret me dëshira,as me konferenca shtypi,
as me statuse të gjata që s’i lexon kush.
Pushteti sot dhe i pari, i zgjedhuni nga populli,
është Albin Kurti dhe ka me mbet edhe nja 10 vjet,
pëlqeu apo s’pëlqeu dikujt.
Pastaj, ndoshta, del ndonjë revolucionar i ri,
që i përngjan Ibrahim Rugovës për urti dhe Albinit për këmbëngulje dhe e bën namin në shqiptari.
Politika kështu e ka — s’rrin askush përjetë,
po as s’hiqet kush me zor të fjalëve boshe.
E deri atëherë, profesor,
të lutna mos shpreso shumë në marrje pushteti,
se për AAK-në , e për juve
bukuuuur moti janë shkym dritat,
generatori është prishë,
e çelësi ka humbë diku në opozitë.
Më mirë rri e shiko, analizo, jep mendim si profesor,
se për bajrak…
ai kapitull është mbyllë .

