Home » Ju desht z. Rubin të shkonte në Hagë e t’ua tregonte Popullit ton vlerën e Bacës Adem Demaçi, se sa shumë ka kontribuar për këtë vend dhe sa pak ia kemi ditur vlerën ne.

Ju desht z. Rubin të shkonte në Hagë e t’ua tregonte Popullit ton vlerën e Bacës Adem Demaçi, se sa shumë ka kontribuar për këtë vend dhe sa pak ia kemi ditur vlerën ne.

nga World Ks

Shkruan Adifete Shiti

Ju desht z. Rubin të shkonte në Hagë e t’ua tregonte Popullit ton vlerën e Bacës Adem Demaçi, se sa shumë ka kontribuar për këtë vend dhe sa pak ia kemi ditur vlerën ne. Te gjallë shpesh i fyejmë e i degradojmë, ndërsa vetëm pas vdekjes i kujtojmë me respekt.

Fatkeqësisht, ky është realiteti ynë. Adem Demaçi ishte shembulli më i gjallë i rezistencës, i përkushtimit ndaj atdheut dhe i sakrificës për lirinë. Ai nuk kërkoi pasuri apo pushtet, por vetëm drejtësi dhe liri për popullin e vet.

Në Hagë, në diplomaci e kudo në botë, është dashur e duhet të flitet për figurat si ai – jo vetëm për të treguar sakrificën, por edhe për të dëshmuar se liria dhe shteti i Kosovës kanë pasur gjithmonë themele morale, të mbështetura mbi njerëz që ia kushtuan jetën idealeve kombëtare.

Një Adem Demaçi i dytë është i vështirë të gjendet, sepse njerëz të tillë lindin rrallë. Detyra jonë është ta mbajmë gjallë veprën e tij, ta mësojmë tek brezat e rinj dhe secili nga ne, në mënyrën e vet, të punojë për interesat e shtetit me ndershmëri dhe pa u lëkundur nga idealet kombëtare.

Lavdi jetës dhe veprës së Bacës Adem Demaçi!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment