Home » Jeta Statovci viziton Marecin dhe tronditet qka shef atje ku Komuna e Prishtinës nuk ka bër investime .

Jeta Statovci viziton Marecin dhe tronditet qka shef atje ku Komuna e Prishtinës nuk ka bër investime .

nga World Ks

Marec

Në një komunë ku milionat kalojnë në tepricë buxhetore e gjithë debati bëhet për gjatësinë e shesheve, ne ishim në Marec – aty ku jeta e qytetarëve vështirësohet nga mungesa e infrastrukturës elementare.

Ata punojnë me përkushtim, por nuk arrijnë të shesin as qumështin sepse mungojnë rrugët për transport. Shumë familje detyrohen të jetojnë me qira në pjesë të tjera të qytetit, vetëm që fëmijët të ndjekin shkollën.

Ne një nga fshatrat më të mëdha e më të bukura të Prishtinës, braktiset detyrimisht nga qytetarët, sepse komuna e lë pa investime, e problemet me rrugën, ujin, transportin publik.

Ky nuk është vetëm problem i një familjeje,

është realiteti i shumë banorëve të zonave rurale të Prishtinës, të cilët ndihen të harruar. Bizneset e tyre familjare, bujqësia dhe blegtoria, mbesin të penguara për shkak të mungesës së investimeve elementare. Ndërkohë, pabarazia mes qendrës urbane dhe fshatrave thellohet çdo ditë e më shumë.

Jeta Statovci

Jeton Mehmeti

Melihate Pllana

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment