Home » Jeta Statovci, bartëse e listës së Guxo për Prishtinën

Jeta Statovci, bartëse e listës së Guxo për Prishtinën

nga World Ks

Jeta Statovci do t’i prijë listës së kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës nga Guxo.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, derisa ka thënë se lista ka 25 gra e 26 burra.


“Nuk gaboj të them, se është lista më e freskët këto zgjedhje, me profile doktorësh, arkitektësh, ekonomistësh, profesorë e artistë”, ka shkruar Statovci.

Postimi i saj i plotë:

Guxo për Prishtinën!Kam nderin të prezantoj dhe t’i prijë listës së kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës, nga Partia Guxo. Në listë gjenden profile të jashtëzakonshme, 25 gra e 26 burra.

Nuk gaboj të them, se është lista më e freskët këto zgjedhje, me profile doktorësh, arkitektësh, ekonomistësh, profesorë e artistë.Prishtina ka një mundësi kreative, na priftë e mbara!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment