Home » Jahir Dedia për Mitrovica SOT: Akt i pamoralshëm e çnjerëzor, dëmet mund të shkojnë deri në 100 mijë euro

Jahir Dedia për Mitrovica SOT: Akt i pamoralshëm e çnjerëzor, dëmet mund të shkojnë deri në 100 mijë euro

nga World Ks

Mbrëmë pas mesnate vendpunishtja për urën e re në proces ndërtimi u pushtua nga uji duke bllokuar kështu vazhdimësinë e punimeve.

Në një prononcim pronari i kompanisë së angazhuar për ndërtimin e urës, “Edi Company”, Jahir Dedia, deklaroi se këtë e ka shkaktuar dora e njeriut me qëllime të caktuara.

Tutje, ai tha se i gjithë materiali brenda është dëmtuar, kanë mbetur të paprekura vetëm dy bagerët.

I pyetur se cili është dëmi i përkthyer në vlerë monetare, ai tha ende nuk mund të dihet me saktësi por se mund të shkojë deri në 100 mijë e me gjasë deri në 150 mijë euro.

“Ne kemi punuar për shtetin”

Dedia shprehu zhgënjimin me institucionet shtetërore dhe përsëriti se shteti ka dështuar të ofrojë sigurinë e nevojshme që do të garantonin mbarëvajtjen e punimeve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment