Ishim në Trudë, aty ku banorët janë lënë në harresë edhe për kërkesat më elementare. Bashkë me Sevdaimin, ata na treguan sfidat e përditshme që u rëndojnë: mungesa e transportit urban efikas, rrugët e errëta pa ndriçim publik, shkollat e mbipopulluara ku fëmijët mezi gjejnë vend, ambulanta e largët, mungesa e ujit, etj.
Për të dërguar një fëmijë në shkollë, familjet detyrohen të paguajnë deri në 20 euro në muaj për transport – një barrë e rëndë për shumë prej tyre. Ndërkohë, institucionet parashkollore dhe çerdhet mungojnë plotësisht, duke ua pamundësuar fëmijëve më të vegjël të kenë kujdesin dhe zhvillimin që meritojnë.
Këto nuk janë thjesht ankesa – janë thirrje për zgjidhje. Prishtina, si kryeqytet, duhet të jetë një qytet që dëgjon dhe vepron. Banorët e saj meritojnë investime konkrete dhe ndikim të qartë në jetën e tyre të përditshme.
