Home » Ish-komandanti i Policisë Ushtarake të UÇK-së në Koshare, Hafir Hoxha i ka reaguar bashkëluftëtarit të tij, njëherësh anëtarit të PDK-së, Hisen Berishës.

Ish-komandanti i Policisë Ushtarake të UÇK-së në Koshare, Hafir Hoxha i ka reaguar bashkëluftëtarit të tij, njëherësh anëtarit të PDK-së, Hisen Berishës.

nga World Ks

Hysen Berisha, nuk dua polemikë, por kam arsye të mos rri pa reaguar. Jam mjaft i qartë.

Qëndrimet e tua politike, sidomos pas angazhimit në PDK, kanë befasuar shumë prej nesh – ish-pjesëtarë të UÇK-së, kolegë në TMK/FSK dhe edhe drejtues të LDK-së. Ndryshimi yt është i dukshëm dhe radikal.

Në UÇK ke qenë nën komandën e oficerëve të shkolluar ushtarakë dhe ke përfituar nga përvoja e tyre. Më vonë, edhe në TMK e FSK, ke ndërtuar njohuri e autoritet. Prandaj sot është e pakuptueshme pse shfaqesh si militant ekstrem, me gjuhë përçarëse, arrogante dhe presion ndaj bashkëbiseduesve.

Në debatet e fundit, veçanërisht kundër Presidentes Vjosa Osmani, po abuzon me shifra zgjedhore duke i ndarë qytetarët në “patriotë” dhe “jopatriotë”. 60% e votuesve të VV-së i etiketon si antikombëtarë e kundër UÇK-së, dhe rini e komunisteve ndërsa votuesit e PDK/AAK si të vetmit “meritorë”.

Kjo logjikë është e rrezikshme, përçarëse dhe destabilizuese, dhe i shërben narrativës serbe kundër Kosovës.

Shpesh abuzon në debate me individ, intelektual , aktivist të ndryshëm duke i ber presion , ofendime dhe mosnjohjes i vlerave dhe meritave te tyre ne lemit e caktuara , aktivitetet e tyre intektuale, diplomatike, lobime , donacione, organizime me protekst tendin se asgje nuk eshte ajo nese nuk e kan marre pushkën në dorë !

Nëse kjo logjikë vlen, atëherë çfarë do të thuash për dhjetëra e dhjetëra komandantë dhe oficerë të UÇK-së që ishin të shkolluar në akademitë ushtarake të ish-APJ-së?

Të gjithë ata, sipas rregullave të kohës, ishin anëtarë të Lidhjes Komuniste të APJ -se. përfshirë edhe komandantët që të kanë komanduar ty.

Kemi diku 110-120 eprorë ushtarak shqiptarë ne UÇK ku asnjeri nga ne nuk kemi mundë të diplomojme pa u ber antar te Lidhjes Komuniste ne APJ qofte ajo 2-3 dIt para diplomimit që zakonisht ndodhte me ne Shqiptarët .

Ku po i rendit keta ushtarak shumë nga ta deshmore , ku po i rendit familjet dhe femijt e tyre ? ne anen e Vjoses e Albinit apo diku tjetër ! Pasi anën tënde nuk mund të them sepse askush nuk e kemi tani më të kjartë ?!

Pra, kjo tezë nuk qëndron. Historia e UÇK-së nuk ndahet me matematikë partiake dhe as me etiketime ideologjike.

Kosova nuk ndërtohet me përçarje, por me respekt për të vërtetën, institucionet dhe sakrificën kolektive.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment