36
Faleminderit Obiliq!
Sot, me zemër plot mirënjohje, ju falënderoj për besimin që më dhatë.
Ky besim është përgjegjësi e madhe, e cila do të kthehet në punë të ndershme dhe në shërbim të qytetarëve.
Kjo fitore është e juaja, e njerëzve që nuk u dorëzuan, që besuan se politika mund të jetë ndryshe, e drejtë dhe në dobi të përbashkët.
Ju faleminderit për qëndrueshmërinë, për besimin dhe për përkrahjen tuaj.
Obiliqi do të udhëhiqet me përgjegjësi, me transparencë dhe me respekt për secilin qytetar.
Faleminderit nga zemra për këtë nder e besim.
Urime të gjithëve, kjo është fitore e qytetarisë dhe e përkushtimit për një të ardhme më të mirë.
