Home » Halil Thaçi iu bën apel për kujdes qytetarëve të Obiliqit, pas rrezikut për vërshime

Halil Thaçi iu bën apel për kujdes qytetarëve të Obiliqit, pas rrezikut për vërshime

nga World Ks

Kryetari në ardhje i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar në lidhje me reshjet e dendura dhe rrezikun për vërshime në disa zona të vendit.

Ai ka thënë se ndonëse Obiliqi deri tani nuk është prekur drejtpërdrejt, i ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes dhe vigjilencë, shkruan lajmi.net.

shmangni lëvizjet në zonat me ujëra të grumbulluara.

Respektoni njoftimet e emergjencave dhe institucioneve përgjegjëse.

Kujdesuni për fëmijët, të moshuarit dhe familjet që mund të jenë më të rrezikuara.

Raportoni çdo situatë të dyshimtë te shërbimet përkatëse komunale.

Solidariteti dhe kujdesi i ndërsjellë janë forca jonë më e madhe. Përgjegjësia ime ndaj jush është e përhershme.

Qëndroni të sigurt dhe të informuar”, ka shkruar Thaçi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment