Home » GJËRAT E PAZGJEDHURA

GJËRAT E PAZGJEDHURA

nga World Ks

Emri është një gjë e pazgjedhur

Sepse pa të pyetur fare t’ kanë pagëzuar

Lind i një feje të pazgjedhur

Zoti zgjedh besimin tënd

As gjuha nuk është zgjedhur nga ti

Kur e flet së pari

Edhe atdheu është çështje fati

Teksa shkërmoqesh për ta bërë edhe më të mirë

Ke të drejtë të zgjedhësh një tjetër atdhe

Dhe të ta mohojnë ata që vetë s’e kanë zgjedhur

Vazhdimisht njeriu thotë: “Nuk pranoj imponime”

Duke e harruar absurdin e asaj që bën

(shefqet dibrani)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment