Home » “ Fuqia e mendjes përcakton rezultatin e dëshiruar .“ – Dr.sc.Vlora Obertinca

“ Fuqia e mendjes përcakton rezultatin e dëshiruar .“ – Dr.sc.Vlora Obertinca

nga World Ks

Nganjëherë kalojmë nëpër periudha të vështira të jetës dhe, nuk e kemi të lehtë ta mundim mendimin negativ. Ndodhë madje edhe pa pritur që, ngjarjet e bukura të kthehen në një rrjedhë negative, dhe si të tilla nuk janë të lehta për t’u menagjuar emocionalisht, e aq më pak për t’u tejkaluar shpejtë.

Në raste të tilla është mirë të rrëfehemi tek miqët e shpirtit dhe të marrim këshilla të mira meqë, në situata të rënda emocionale është vështirë të mendohet me mendje të qetë.

Andaj, mundohuni të filloni ditën me miq të zemrës dhe me mendime të bukura. Dhe kur e vëreni se mendimet e juaja kanë kaluar në mendime negative, kthehuni mbrapa dhe filloni sërish me mendime të bukura. Kjo ngase, mendimi pozitiv tërheq mendimin pozitiv dhe anasjelltas, thotë ligji universal i tërheqjes. Momentet dhe ditët kalojnë pavarësisht se si mendojmë ne….

Të dashurit e mi zgjedhni të mendoni për gjëra të bukura sepse, duke qëndruar në mendime për të bukurën, krijoni një të ardhme të bukur e cila do të manifestohet patjetër si plotësim i një dëshire apo bekim hyjnor në të ardhmen e afërt të jetës suaj!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment