Home » Flora Islami Largohet nga PDK nga paknaqsia në kët parti

Flora Islami Largohet nga PDK nga paknaqsia në kët parti

nga World Ks

Ashtu siç paralajmruam: Flora Islami largohet nga PDK!

Postimi i plotë në Facebook

Qytetarë të dashur, votues të mi besnikë,

Sonte dua të ndaj me ju një vendim të rëndësishëm, i cili nuk ka qenë aspak i lehtë: distancimin tim nga subjekti politik ku kam vepruar deri më tani. Ky vendim ka ardhur si rezultat i mungesës së vlerësimit dhe respektit institucional ndaj angazhimit tim të pandërprerë.

Si gruaja më e votuar për dy mandate radhazi, kam besuar se besimi juaj dhe kontributi im do të pasqyroheshin në proceset e vendimmarrjes brenda partisë. Për fat të keq, kjo pritje nuk është realizuar.

Kur mungojnë vlerësimi dhe respekti, distancimi bëhet një zgjedhje e natyrshme dhe parimore. Për këtë arsye, kam vendosur ta vazhdoj angazhimin tim politik si e pavarur — duke përfaqësuar drejtpërdrejt interesat e qytetarëve, e jo interesa të ngushta partiake.

Faleminderit për besimin dhe përkrahjen tuaj të vazhdueshme. Rruga jonë e përbashkët vazhdon, me përgjegjësi dhe përkushtim edhe më të madh ndaj jush.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment