39
FESTA E NANËS
E shikoj hanën, ta shuaj pak mallin
Pamja ma e bukur: kur ty ta puth ballin
Për ditën e festës do të jem pranë teje
S’ka dhuratë ma t’bukur kur ti je pranë meje
Nanë!
O ambëlsia e kësaj bote
Sa butësisht më përkëdhelë dora jote
Njashtu si në ditët e fëminisë
Çmallem kur të ndigjoj zanin – tingullin e dashnisë
Nanë!
Unë dhe ti jemi si lulja dhe vesa
N’përfaqimin tand, asht gëzimi dhe festa.
FS
