Home » Dy gjethe….

Dy gjethe….

nga World Ks

Në jetën tonë, s`mbeti më asgjë,

Ç’do gjë u shemb,fjalëve pa kuptim,

Ishim dashur, por nuk duheshim më,

Ç’do gjë u kthye me emrin harrim..!

Zemra, largimin dot se pranonte…

Ttë rrija me ty, ishte lodhje e kotë !

Dashuria,shtigjeve të errëta vraponte…

Syve nxitonte pa fjalë,i nxehti lotë !

S’kemi ç’kujtojmë,ç’ishim atëherë,

Ç’farë jemi,po ta them unë tani:

– Ishim dy lule,që çelëm,në pranverë,

Mbetem dy gjethe, vjeshtes me shi..!

Anita Hoxha

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment