Home » Duhet të jetosh,dhe kur të prek vdekja!!

Duhet të jetosh,dhe kur të prek vdekja!!

nga World Ks

Duhet të jetosh,

dhe kur të prek vdekja!!

Nuk erdhe në këtë botë

rastësisht.

Mundet ta harrosh shumë herë,

mundet të gjunjëzohesh.

Mund të qëndrosh para pasqyrës

dhe veten të pyesësh…

çfarë meritoj në jetë;

Por dëgjoje shpirtin që të flet…

Askush,nuk eci,sa ece.

Askush,nuk ndjeu,sa ndjeve.

Askush,nuk veshi ato këpucë

që ti veshe.

Vetëm ti e di,ku të goditën;

Ku të gjakosën;

Ku të forcuan;

Ku të lënduan;

Tek askush tjetër,ato këpucë,nuk bëjnë,siç bëjnë tek ty.

Janë të krijuara,për rrugën tënde.

Për hapat që ti hedh.

Për shpirtin tënd.

Mos ndrysho drejtim,mos ecë

në monopate që sjanë të tuat.

Atje ku shkele ti,askush

me mënyrën tënde zdo të shkeli.

Ekzistenca jote,nuk është rastësi.

Është shënjë që mbetet.

Je e veçantë!

Je e pazëvendësueshme!

Je magji!

Lufto,dhe kur vdekja,të prek!!

Çerazela Kondi,23 Shurt,2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment