Home » DEKLARATË TRONDITËSE NGA GRUPI I RADOJÇIQIT: “VEPRUAM ME POROSI TË OPOZITËS KOSOVARE”

DEKLARATË TRONDITËSE NGA GRUPI I RADOJÇIQIT: “VEPRUAM ME POROSI TË OPOZITËS KOSOVARE”

nga World Ks

Shkruan : Halil Geci

Grupi i armatosur që kreu sulmin në Banjskë pretendon se pas aksionit qëndronin disa nga struktura politike nga opozita në Kosovë, me qëllim rrëzimin e qeverisë Kurti.

Një deklaratë e re, që po qarkullon në qarqet mediatike rajonale, ka tronditur opinionin publik në Kosovë. Grupi i udhëhequr nga Millan Radojçiqi, i cili akuzohet për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë, thuhet se ka vepruar me porosi të disa përfaqësuesve të opozitës kosovare.

Burime të afërta me hetimet pohojnë se grupi kishte marrë premtime politike dhe mbështetje të fshehtë për veprime që synonin destabilizimin e qeverisë së Albin Kurtit.

Këto pretendime, nëse vërtetohen, mund të hapin një kapitull të ri në hetimet për prapaskenat e ngjarjeve të shtatorit në veri të vendit.

Në atë kohë, disa nga partitë opozitare kishin mbajtur qëndrime të ndryshme për incidentin. Njëra prej tyre e ajo është PDK dhe Xhavit Haliti , kishte deklaruar se “aksioni në Banjskë nuk ishte terrorist”, ndërsa tjetra parti LDK dhe nënkryetari i saj Gazmend Muhaxheri kishte pretenduar se “armët ishin vendosur nga vetë pushteti”.

Këto deklarata janë interpretuar nga analistët si përpjekje për të relativizuar përgjegjësinë e strukturave serbe dhe për të ushqyer narrativën e Beogradit.

Sipas disa njohësve të zhvillimeve politike, një pjesë e opozitës kosovare po shihet si e rreshtuar, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, me linjën ruso-serbe. Kjo vlerësohet si pasojë e urrejtjes politike ndaj kryeministrit Kurti dhe e përpjekjeve për ta dobësuar pozicionin e tij në skenën ndërkombëtare.

Ndërkohë, Beogradi ka vazhduar përpjekjet për ta paraqitur Serbinë si faktor stabiliteti në rajon, duke mashtruar shpesh edhe diplomacinë perëndimore me premtime boshe për afrime me BE-në.

Kjo strategji, sipas analistëve, ka synuar ta tërheqë vëmendjen nga bashkëpunimi i ngushtë ruso-serb dhe ndikimi i tij në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë situatë të tensionuar, kryeministri Kurti shihet si një nga të paktët liderë në rajon që ka mbrojtur me këmbëngulje Kushtetutën dhe sovranitetin e Kosovës, pavarësisht presioneve të brendshme dhe të jashtme.

Burime diplomatike perëndimore kanë bërë të ditur se Uashingtoni dhe Brukseli tashmë janë të vetëdijshëm për lojën e dyfishtë të Beogradit dhe për rrezikun që paraqet ndikimi rus në Ballkan.

Në anën tjetër, disa nga opozita kosovare përballet me rritje të presionit publik dhe rënie të besueshmërisë, pasi çdo zhvillim i ri që lidhet me rastin “Banjskë” e vendos atë në pozitë gjithnjë e më të vështirë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment