Home » Ceremonia e 75-vjetorit të themelimit të arkivave të Kosovës

Ceremonia e 75-vjetorit të themelimit të arkivave të Kosovës

nga World Ks

Arkivat janë themeli i ruajtjes së dokumenteve që dëshmojnë rrugëtimin shtetëror, shoqëror dhe kulturor të Kosovës. Përmes tyre, historia jonë ruhet, studiohet dhe përcillet te brezat e ardhshëm.

Qeveria jonë ka ndërmarrë hapa konkret për zhvillimin e arkivave shtetërore, përmirësimin e infrastrukturës, rinovimin e objekteve ekzistuese dhe ndërtimin e hapësirave të reja në disa qytete. Paralelisht, po avancohet digjitalizimi i materialit arkivor, duke rritur ndjeshëm qasjen dhe sigurinë e dokumenteve.

Gjithashtu, kemi ndërtuar kornizë të re ligjore dhe strategjike për arkivat dhe kemi lehtësuar qasjen e qytetarëve në materialin arkivor, duke rikthyer në institucionet tona një pjesë të rëndësishme të pasurisë arkivore.

Arkivat janë kujtesa jonë kolektive, dhe kujdesi për to do të vazhdojë.

Urime për 75-vjetorin dhe falënderim i veçantë për të gjithë ata që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin e arkivit shtetëror.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment