Pema e dashurisë!
Mbill në kopshtin e zemrës tënde,
pemën e dashurisë.
Kujdesu,të ketë rrënjë të thella
asnjë furtunë,të mos e përkulë.
Të qëndrojë e fortë,
në të gjitha erërat e forta që vijnë.
Sa më i fortë të jetë trungu
kaq shumë,do të rezistojë
pema jote e dashurisë.
Sa më shumë dashuri ti shtosh
aq më shumë do të rritet.
Duke lëshuar bukuri dhe aromë
Ndërsa ti,do të ndjehesh
më e lumtur se asnjëherë.
Pema,në degët e saj,
nuk do të ketë gjethe,
por zemrat e atyre që të duan,
vërtet,pakushte.
E atyre,që nuk më braktisën kurrë.
Në vëndin më të bukur,
do të vësh zemrën e atij
që do kalosh jetën.
Zemrën e dashurisë,udhëtarit
në të mirë dhe të keqe.
Nëse e vadit,çdo ditë me dashuri
zdo të thahet kurrë.
Të jep një mësim,që pa dashuri,
jemi të gjithë të varfëruar.
Kurrë mos besoni,që pasuria
të siguron lumturinë.
Të ecni gjithmonë,
me drejtues dashurinë.
Dhe atëherë,do të jesh krenare
sepse do të shohësh vetëm
një ngjyrë,në pemën tënde.
Sigurisht,ngjyrën e kuqe,
ngjyrën e dashurisë.
Çerazela Kondi,21 Mars,2026,Athinë!!
