42
Nëse do kërkoja të falur….?
Nëse do të kërkoja të falur
tek dikush,do të filloja
nga vetvetja për të gjitha herët
që duroi,pazhurmë.
Për të gjitha herët,që nuk kujdesa
veten time.
Për të gjitha herët,që zvogëlova
dhimbjet,dhe gjakosja buzët.
Për të gjitha herët,
që pranova të paktat,
kur zemra ime meritonte shumë.
Jo! Nuk gjykoj veten time.
Thjesht zgjedh, të mos e braktis
si qënjie e pa shpirt.
Diçka fillon të ndryshojë ngadalë,
si rrjedha,që gjen rrugë.
Kufijtë,bëhen të qartë,
dhe zëri,më i sigurt.
Zemra, mëson të zgjedhi
veten e saj.
Në do të kërkoja diku të falur
do të filloja nga vetja ime!!
Çerazela Kondi,18 Mars,2026,Athinë!!
