Home » Çerazela Kondi : Nëse….?

Çerazela Kondi : Nëse….?

nga World Ks

Nëse….?

Nëse qëndroja përballë teje

tani,duke të parë në sy,

cila do të qe fjala e parë

që do të më thoje?

Ndoshta s’do të thoje asgjë.

Ndoshta,reagimi i parë

të qe heshtja,që do të fliste

për gjithçka mban brënda teje.

Ndoshta një buzëqeshje

që ndryshon çdo gjë.

Ndoshta një shikim

që zbërthen,gjith pyetjet.

Ndoshta,do të qe një…

“Të ndjeja shumë,dhe kur

më mungoje”

Ose thjesht,një ” Më në fund”

Mjaftueshm,që të shkëlqejnë sytë.

E vërteta është që asgjë

nuk ka më rëndësi.

Ajo që ka rëndësi,është dridhja

që ekziston pas ndjenjave.

Disa fjalë,nuk thuhen me zë.

Thuhen me zemër.

Dhe nëse qëndroja para teje tani

për ty,do të fliste zemra.

Gabimet,nuk i ndryshojnë ndjenjat.

Mundet që mëndja të revoltohet.

Por zemra,

akoma interesohet!!

Çerazela Kondi,13 Prill,2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment