49
U njohëm rastësisht
brënda një ekrani.
Por ndjeva zemrën time
të të njohi,si të njihja prej vitesh.
Çdo mesazh,një agim
Çdo thirrje,një vërtetim
që largësia,është thjesht një numur,derisa të bëhet mur.
Folëm për udhëtime,që nuk bëmë.
Për përqafime,që mbetën
në fantazi.
Për një” dikur” që nuk erdhi kurrë.
Por dashuria,nuk fiton gjithmonë.
Shumë herë,humbet në kilometra
në kohë,në monopate që ecën
pa u takuar njëkohësisht.
Ndoshta,në një tjetër jetë,
në tjetër qytet,do të ecim bashkë
në të njëjtën rrugë.
Pa biletë kthimi.
Dhe di diçka?
Dashuritë e paplotësuara,
janë më të ” përsosura”
e di pse;
Sepse nuk arritën të shuhen.
Mbetën ide.
Dhe idetë,nuk kanë vese.
Vetëm fantazi!!
