30
Libri i jetës!
Kam lexuar shumë libra
me shumë kapituj.
Nxitohesha ti mbaroja,
brënda dy ditësh.
Por libri i jetës time?
Nuk lexohet!
Jetohet!
Nuk ka kapituj, fundi
nuk parashikohet.
Nuk ka vetëm fletë të lehta.
Ka fletë që u lëndova.
Fletë që heshta.
Fletë që doja të grisja,
që qeshja,që gëzoja.
Nëpërmjet atyre fletëve
rrashë dhe o çova përsëri
pa më parë askush.
Shpesh herë,nuk isha gati
por desha sdesha,i jetova.
Dhe disi kështu,e kuptova.
Atë libër,nuk lexoj.
E duroj!
E shkruaj!
E jetoj!
Dhe këtë herë,nuk do të lejoj
askënd të mbajë stilolapsin
e jetës time në dorë.
Librat e vërtetë,janë ata
që jetohen çdo ditë!!
Çerazela Kondi,29 Mars,2026,Athinë!!
