Kërkova…!
Kërkova të gjej ngjyrat
më të bukura dhe mblodha lulet.
Shikoja me orë të tëra qiellin,detin,
perëndimet,ylberin.
Por nga të gjitha,më magjepsën
ngjyra e syve të tu,plot dritë,
të thellë.
Kërkova të gjej,aromat më të mira.
Dhe mbajta erë Pranverën,
erën e tokës mbas shiut.
Por nga të gjitha,më magjepsi
aroma që nuk harroj,që më udhëton,më deh,përherë.
Aroma e trupit tënd!
Kërkova të gjej,tingullin më të bukur dhe dëgjova,këngën e zogjve,lëkundjen e gjetheve.
Por nga të gjitha që dëgjova,
vetëm një më magjepsi,
me ëmbëlsi dhe me mirësi.
Tingulli i zërit tënd!
Kërkova të gjej,pamjen më të bukur dhe pashë,male,pyje,dete.
Por nga të gjitha që pashë
e vetmja që më qetëson kur e shoh,plot harmoni…
Është fytyra jote!
Dhe më në fund,kuptova.
Çdo gjë që kërkoj të gjej
muzikë,aroma,ngjyra
dhe gjith lumturia,gjendet
në të veçantën dhe të çmuarën…
Ekzistencën tënde!!
Çerazela Kondi,7 Prill,2026,Athinë!!
