Jam kujtimi yt!!
Jam kujtimi,që nuk munde
kurrë ta vrasësh.
Kujtimi që mendove humbi,
u mundove ta mbysësh.
Më fshehe në errësirë
që të më harrosh.
Por jam këtu.
Dhe këtë rradhë,nuk erdha qetë.
Erdha si shtrëngatë.
Çdo plagë që më shkaktove
u bë shkëndijë,për flakën
që u ndes në ferr.
Çdo gënjeshtër që the,
të më shuash,çdo mundim
të shtrëmbërosh të vërtetën
më bëri të pamposhtur.
Nuk u ktheva,të më kërkosh falje
u ktheva,për mbizotërim.
Mbylli sytë dhe ndjemë.
të shëmb muret që ti ndërtove.
Të djeg,çdo sigurim të gënjeshtërt
që mendon se ke.
Nuk ka më kthim tani.
Më kot mundohesh.
Akoma nuk më ke frikë;
Jam e shkuara!
E tashmja!
E ardhmja jote!
Erdhi koha,të përulesh,të ndihesh fajtor,nëse të ka mbetur pak cipë.
Jam furtuna,dhe zdo ndaloj
asnjëherë,ashtu si plagët e mija
që akoma vazhdojnë të gjakosen.
Një jetë,që ti shkatërrove!!
Çerazela Kondi,26 Mars,2026,Athinë!!
